Të hënën u emërua në qeveri, David Cameron takon Zelenskyn në Kiev

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 10:11 | Bota

Të hënën u emërua në qeveri, David Cameron takon

Në vizitën e tij të parë jashtë vendit, pas emërimit në postin e Sekretarit të Jashtëm, David Cameron udhëtoi drejt Kievit, ku u takua me presidentin Volodymyr Zelensky.

Ish-kryeministri, i cili prej të hënës drejton diplomacinë britanike, i shprehu liderit ukrainas edhe njëherë mbështetjen e pakushtëzuar të Londrës në përballjen që Ukraina prej muajsh po zhvillon me ushtrinë ruse.

Presidenti Zelensky nga ana e tij e falënderoi Cameron për vëmendjen e treguar në këto kohë të vështira, kur konflikti në Lindjen e Mesme ka tërhequr vëmendjen globale nga lufta mes Ukranës dhe Rusisë e cila zgjat prej më shumë se 20 muajsh.

Autoritetet ukrainase nuk e bëjnë me dije se ku u zhvillua takimi për shkak të aplikimit të masave të forta të sigurisë gjatë vizitave të personaliteteve të huaja.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni