Sondazh: Cilin stil pëlqeni më shumë për dekorimet e fundvitit?
  • Tradicional 47%
  • Modern 24%
  • Pak nga të dyja 29%

VIDEO e trishtë, momenti kur nëna e 2 fëmijëve goditet nga rrufeja dhe vdes në vend

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 09:41 | Bota

VIDEO e trishtë, momenti kur nëna e 2 fëmijëve goditet nga

Një nënë e dy fëmijëve ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në plazhin Boquilla në Cartagena, Kolumbi. Viktima është identifikuar si Froilanis Maireth Rivas Román, e cila u shemb në tokë duke humbur jetën në vend.

I gjithë momenti i trishtë është fiksuar nga kamera amatore e një dëshmitari në plazh.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjasat që dikush të goditet nga rrufeja janë një në një milion, megjithatë gati 90% e viktimave mbijetojnë. Në Kolumbi, vdekjet nga rrufetë për shkak të kushteve të motit janë të shumta.

 

Debat - nga Alba Alishani