Sërish protesta të mëdha dhe të dhunshme në Madrid kundër kryeministrit Sanchez.
Një grup protestuesish, pjesa më e madhe e të cilëve të maskuar, sulmuan me sende të forta selinë e Partisë Socialiste në Madrid.
Protestuesit lëshuan gurë dhe shishe në drejtim të godinës, teksa policia u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
“Jemi në diktaturë”, ishte thirrja kryesore e protestuesve, të cilët gjithashtu lëshuan thirrje kundër Sanchez, Psoe dhe shtypit.
Këto përplasje marrin një vlerë të rëndësishme politike sepse ekstremistët përsërisin në rrugë parullat e shprehura në Kongres nga lideri i Vox, Santiago Abascal, i cili së bashku me të zgjedhurit e tjerë iu bashkua protestës. (A2 Televizion)