NATO gati të zëvendësojë “pleqtë” vëzhgues

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 10:56 | Bota
NATO gati të zëvendësojë “pleqtë”
Avionët e NATO-s

NATO ka njoftuar se prodhimi i gjashtë avionëve të rinj "Boeing" do të fillojë teksa po lëviz për të zëvendësuar flotën e vjetër të avionëve vëzhgues "AWACS", shkruajnë mediat e huaja.

Avionët që do të zëvendësohen kanë qenë në shërbim që nga Lufta e Ftohtë në vitet 1980. Aleanca tha se avioni i parë "Boeing E-7A Wedgetail" pritet të jetë gati për funksionim deri në vitin 2031.

“Ky investim në teknologjinë më të fundit tregon forcën e bashkëpunimit të mbrojtjes transatlantike, ndërsa ne vazhdojmë të përshtatemi me një botë më të paqëndrueshme”, tha Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Miratimi i projektit nga anëtarët do të thotë se ai është një nga investimet më të mëdha ndonjëherë të NATO-s.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu