Të paktën 25 persona kanë ndërruar jetë, pasi zjarri përfshiu zyrat e një firme qymyri në Kinën veriore. Mësohet po ashtu se, dhjetëra punëtorë të tjerë mbetën të plagosur dhe janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore.
Sipas mediave ndërkombëtare, flakët përfshinë ndërtesën 4-katëshe të kompanisë Yongju Coal, në qytetin Lvliang. Zyrtarët u shprehën se shërbimet e urgjencës arritën të evakuonin 63 persona.
Breaking News: Major fire engulfs office building in Lvliang, Shanxi. At least 11 confirmed dead, 51 hospitalized. On Nov 16, a fire erupted at the Yongju Coal Industry building in Lishi District, Lvliang City, Shanxi Province. Official reports state 51 people were hospitalized,… pic.twitter.com/p7XbLWAYgc
— Aric Chen 陳曉天 (@aricchen) November 16, 2023
Shërbimet zjarrfikëse arritën ta vinin zjarrin në kontroll disa orë më vonë. Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, ndërsa kujtojmë që aksidentet industriale në Kinë janë bërë të shpeshta muajt e fundit. (A2 Televizion)