Në botë ka njerëz të talentuar e njerëz super të talentuar, aq sa vendosën edhe rekorde të reja botërore.
Në Britaninë e Madhe, Paul Suift ka vendosur një rekord të ri teksa nget makinën e tij mbi dy rrota. Dhe certifikata e rekordit botëror Guinns ishte gati për të.
“E kam ngarë makinën mbi dy rrota që kur kam qenë 7 vjeç. Sot arrita të vendos një rekord botëror dhe ndihem shumë mirë”, tha ai.
Tema e këtij viti janë super aftësitë. Rekord vendos ai që është super i aftë të bëjë diçka që të tjerët e bëjnë me vështirësi apo nuk e bëjnë fare. Sfida është ta provojë kushdo, edhe në kushte shtëpie. Nuk ia del, ai nuk ka super aftësi.
I tillë është edhe rasti i çiftit nga Japonia, që hidhen në litar me duar duke vendosur një rekord botëror apo edhe Zhou Quan nga Kina që hidhet në ajër pa duar fare apo amerikani Henry Cabelus që siguron rekordin e tetë botëror. (A2 Televizion)