Falsifikoi testamentin e Berluskonit dhe shantazhonte trashëgimtarët, arrestohet në Kolumbi sipërmarrësi italian

Nga A2 CNN
23 Maj 2024, 13:31 | Bota

Falsifikoi testamentin e Berluskonit dhe shantazhonte trashëgimtarët,

Është arrestuar në Kolumbi Marco Di Nunzio, një sipërmarrës nga Torino, i cili jeton në vendin e Amerikës së Jugut, u arrestua në Kolumbi për shkak të falsifikimit të testamentit të Silvio Berlusconit.

Prokurorët e Milanos kanë mbyllur hetimet duke çuar për gjykim 55-vjeçarin, i cili akuzohet për falsifikim testamenti dhe shantazh ndaj fëmijëve të Kavalierit.

Di Nunzio pretendonte se ishte trashëgimtar i 2% të Fininvest. Ai publikoi një testament për të cilin pretendonte se ishte hartuar para një noteri në Kartagjenë, ku Berlusconi do t'i kishte dhënë 26 milionë, një jaht, vila në Antigua dhe 2% të Fininvest.

Falë shkëmbimit të informacionit, Di Nunzio u arrestua në Kartagjenë, edhe nga autoritetet gjyqësore kolumbiane për falsifikimet e supozuara të kryera në atë vend, përfshirë edhe atë në testament, të raportuar edhe nga një noter nga Kartagjena.

Falsifikoi testamentin e Berluskonit dhe shantazhonte trashëgimtarët,

Nga hetimi rezultoi se 55-vjeçari do të kishte formuar tre testamente të ndryshme false holografike, të firmosura më 21 shtator 2021 në zyrën e “Notaria Primera of Cartagena - Bolivar”, me të cilat ishte lënë amaneti “likuiditet, aksione shoqërie, varka dhe ndërtesa”.

Pasi u dërgoi edhe paralajmërime të shumta trashëgimtarëve, u përpoq të depozitonte dy testamentet e para në arkivat noteriale të Milanos dhe më pas hartoi një testament të tretë në të cilin, krahasuar me të mëparshmit, kishte nënshkrimin e tij dhe fjalët "trashëgimtar universal". Testament të cilin e ka depozituar, në verën e vitit të kaluar, te një noter në Napoli dhe që do ta përdorte për të paralajmëruar trashëgimtarët, dmth pesë fëmijët e Berlusconit që e denoncuan atë.

Tetorin e kaluar, Di Nunzio dyshohet se do të shpërndante dokumentacion misterioz për Berlusconin dhe do të ngrinte një padi për të marrë trashëgiminë, nëse trashëgimtarët nuk i siguronin atij një shumë "shlyerjeje". Prej këtu rrjedh edhe akuza për tentativë zhvatjeje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani