Konsumuan alkool të prodhuar ilegalisht, humbin jetën 47 persona në Indi

Nga A2 CNN
21 Qershor 2024, 09:55 | Bota

Konsumuan alkool të prodhuar ilegalisht, humbin jetën 47 persona

Të paktën 47 persona kanë humbur jetën për shkak të një incidenti me alkoolin jo cilësor në shtetin indian të Tamil Nadu. Sipas autoriteteve në vend, mbi 100 persona ndodhen ende në spital.

Që nga e mërkura, më shumë se 150 njerëz me të vjella, dhimbje stomaku dhe diarre kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi konsumuan pije alkoolike të përzier me metanol në distriktin Kalakurichi , rreth 250 km nga kryeqyteti i shtetit Chennai.

Policia arrestoi katër persona për shitje të paligjshme të alkoolit dhe sekuestroi më shumë se 200 litra pije alkoolike. Ndërkohë, për 10 zyrtarë janë marrë masa disiplinore për mosparandalimin e incidentit.

Vdekjet nga alkooli i prodhuar ilegalisht janë një dukuri e zakonshme në Indi, ku shumë nuk kanë mundësi të blejnë pije alkoolike cilësore.

Qeveria në Tamil Nadu tha se po ndërmerrte hapa për të identifikuar ata që janë të përfshirë në prodhimin e metanolit, një kimikat toksik që zakonisht përdoret për përdorim industrial.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024