Mbi 2 mijë persona “varrosen” të gjallë nga rrëshqitja e dherave në Guinenë e Re

Nga A2 CNN
27 Maj 2024, 08:31 | Bota

Më shumë se 2 mijë njerëz mendohet se humbën jetën pas një rrëshqitje masive dheu në Papua Guinenë e Re, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Shifra është bërë publike nga agjencia e OKB-së për migracionin, pasi punonjësit e urgjencës dhe të afërmit humbën shpresën se do të gjendej ndonjë i mbijetuar.

Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut të premten ishte vlerësuar në më shumë se 300, por 48 orë më vonë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha se mund të jetë më shumë se dyfishi.

Vetëm pesë trupa janë nxjerrë nga rrënojat.

Më shumë se 250 shtëpi pranë zonës së goditur të fshatit Jambali në zonën malore të provincës Enga ishin braktisur dhe rreth 1300 njerëz ishin zhvendosur, ku shumë prej tyre ishin strehuar përkohësisht tek të afërmit dhe miqtë.

Rrëshqitja e dherave nga mali ka prekur një zonë prej 200 kilometrash katrorë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024