Rusia premton hakmarrje ndaj BE për asetet e ngrira: Do të sulmojmë pozicionet britanike

Nga Rosalba Bejdo
23 Maj 2024, 16:19 | Bota

Rusia premton hakmarrje ndaj BE për asetet e ngrira: Do të

Bashkimi Europian do të ndjejë me fuqi të plotë hakmarrjen ruse lidhur me planet për të përdorur të ardhurat e siguruara nga ngrirja e aseteve të Moskës për të ndihmuar Ukrainën.

Paralajmërimi erdhi nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, teksa BE aprovoi zyrtarisht planin për të përdorur rreth 300 miliardë dollarë asete të ngrira të Bankës Qendrore të Moskës, për mbrojtjen ukrainase. Kremlini e cilësoi këtë si një veprim të paligjshëm që minon bazat e sistemit financiar global.

"Siç e dini, ne kemi një arsenal masash hakmarrëse politike dhe ekonomike. Pala ruse e kundërshton me forcë një vendim të tillë dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e saj kombëtare, duke përfshirë edhe veprime ligjore. Askush nuk duhet të dyshojë se Bashkimi Evropian do të ndiejë me fuqi të plotë, hakmarrjen tonë”.

Zakharova pati nje mesazh edhe për Britaninë e Madhe, duke përsëritur qëndrimin e shprehur edhe më herët, se Moska do të godasë objektivë britanikë nëse armët e këtij vendi përdoren nga Ukraina për të sulmuar territorin rus.

“Në përgjigje të përdorimit të armëve ruse kundër territorit tonë ne mund të godasim çdo objektiv ushtarak britanik në Ukrainë dhe përtej”.

Duke ju referuar dekretit për ndryshim të kufijve në detin Baltik, që ka nxitur shqetësim në shtete si Lituania e Finlanda, Zakharova pohoi se kufijtë detar të Rusisë duhet të jenë në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ajo tha se bëhej fjalë për një çështje të natyre teknike dhe jo politike. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024