"Amerika dënon sulmin në Ibër Lepenc", Hovenier: I kemi ofruar mbështetjen e plotë Qeverisë së Kosovës

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2024, 23:23 | Kronikë

"Amerika dënon sulmin në Ibër Lepenc", Hovenier: I kemi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-ja e dënon fuqishëm shpërthimin që ndodhi në kanalin e ujit në Ibër Lepenc.

Në një reagim në platformën X, ai ka thënë se janë duke e monitoruar nga afër situatën dhe se e mbështesin një hetim të plotë dhe i kanë ofruar mbështetje Qeverisë së Kosovës, shkruan A2 CNN.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë fuqishëm sulmin e 29 nëntorit në infrastrukturën kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal të ujit në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës”, ka pohuar Hovenier.

“Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër, do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të siguruar që personat përgjegjës për këtë sulm kriminal të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës”, shtoi ambasadori amerikan.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos