Policia e Kosovës sekuestron sasinë më të madhe të eurove false

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2024, 09:23 | Kronikë

Policia e Kosovës sekuestron sasinë më të madhe të

Policia e Kosovës në koordinim edhe me Prokurorinë Speciale ka realizuar planin taktik, pasi ka marrë informacione se në rajonin e Gjilanit disa persona të dyshuar kanë tentuar të hedhin në qarkullim shuma të mëdha të parave të falsifikuara.

Sipas policisë, lidhur me rastin gjatë veprimeve hetimore në mënyrë të kontrolluar është ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe konfiskuar 105 mijë euro për të cilat ekziston dyshimi se janë para false.

“Në lidhje me rastin është kryer kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur makina për numërimin e parave. Në këtë rast në total janë sekuestruar provat si në vijim: 100,000.00 euro kartëmonedha nga 200 euro. 5000.00 €uro kartëmonedha nga 100 €uro, 1 makinë për numërimin e parave, 3 telefona celular”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se lidhur me rastin me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerje të veprave ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Pastrim i parasë’’. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos