Thirrjet për bojkotimin e censit, SHBA shpreh zhgënjim nga serbët: Të gjithë të marrin pjesë

Nga Xhevahir Qardaku
8 Prill 2024, 20:43 | Politikë

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara janë të “zhgënjyera” me thirrjet publike që Serbët e Kosovës të bojkotojnë procesin e regjistrimit të popullsisë.

Ky qëndrim vjen si pasojë e urdhrit të Listës Serbe ndaj komunitetit serb që të mos marrë pjesë në censin e këtij viti.

“Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë plotësisht në regjistrimin e popullsisë. Një regjistrim i saktë mundëson shpërndarjen e drejtë të burimeve shtetërore për të gjithë qytetarët. Ne njohim përgjegjësinë dhe autoritetin e Qeverisë së Kosovës për të zhvilluar procesin e regjistrimit të popullsisë”, thuhet në reagimin e Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos