Ambasadorja izralite në Shqipëri: Sulmi i 7 tetorit, më i keqi për hebrenjtë pas Holokaustit! Kushti që të mbyllet lufta

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 10:07 | Aktualitet

Sulmin e Hamas, në 7 tetor, që pasoi me një luftë të përgjakshme, ambasadorja izraelite në Shqipëri, Galit Peleg, e ka cilësuar si ngjarjen më të tmerrshme që i është bërë hebrenjve pas Hokolaustit. Në një intervistë në emisionin “Dita jonë” në A2 CNN, me gazetarët Krist Mërtiri dhe Aulona Minga, Peleg tha se Izraeli u kundërpërgjigj për të vrarë terroristët që nisën luftën dhe për të kthyer pengjet.

“Ne jemi në një luftë dhe lufta nuk është një situatë e këndshme nga të dyja palët. Jemi në një luftë që nuk e dëshiruam, kishim një sulm të tmerrshëm, Izraeli ekziston prej 67 vjetësh, kjo masakër e organizuar që ka ndodhur më 7 tetor, kjo është gjëja më e tmerrshme që i ka ndodhur hebrenjve pas Holokaustit, pa asnjë agjendë politikë pas. 1200 veta u vranë në një ditë, u therën, u dogjën në shtëpinë e tyre, ata iu futën në shtëpi, kur ishin duke fjetur, ishte ditë e shtunë, një ditë e shenjtë për hebrenjtë, përdhunuan gratë, dhe pastaj i therën ato e pastaj i morën peng, nuk mendoj se askush në botë do ulej dhe nuk do të bënte asgjë, ne dërguam ushtrinë tonë, për të kapur ato terroristë, dhe për të marrë pengjet se kemi gati 120 pengje në Gaza, dhe askush nuk e di se si është situata me to. Dëshmitë që marrim nga ato që janë kthyer në shtëpi është e tmerrshme, pra ne duhet ta mbyllim këtë mision për t’i kthyer në shtëpi.

Këtë javë është parashikuar të mbahet Java e Kulturës së Izraelit, mirëpo ka zëra që kanë dalë kundër zhvillimit të këtyre aktiviteteve. Mirëpo, ambasadorja thotë se është e bindur që këto zëra nuk vijnë nga Shqipëria dhe shqiptarët.

“Sa i përket kundërshtimeve, Izraeli ka armiq kudo, shqiptarët e shikojnë situatën dhe e bëjnë dhe ndarjen me mendjen e tyre, që është luftë, pavarësisht se kë mbështet. Kjo javë kulturore është në nivel bilateral, se ne duam të mësojmë kulturën shqiptare dhe të ekspozojmë kulturën tonë, zërat kundër Izraelit nuk vijnë nga Shqipëria”, u shpreh ambasadorja.

Sipas saj, fundi i luftës është në dorë të Hamas.

“Ne kemi thënë që nga fillimi, që do ta ndalojmë luftën nëse do lëshoheshin pengjet, mund ta imagjinoni që familjarë tuaj të jenë në duar të këtyre mostrave, çelësi është në duart e Hamas, ato janë një organizatë terroriste, e dinë që për sa kohë kanë pengje, Izraeli do e vazhdojë luftën”, përfundoi ambasadorja izraelite.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024