Arrestohet në Dubai Durim Bami, pritet ekstradimi në Shqipëri

Nga A2 CNN
12 Qershor 2024, 10:54 | Aktualitet

Policia e Shtetit ka konfirmuar se ka arrestuar në Dubai Durim Bamin, një person i njohur në botën e krimit, dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri. Mësohet se ai është arrestuar pasi GJKKO më 15 maj ka caktuar “arrest në burg” për disa vepra penale si "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", “Grupi i strukturuar kriminal", "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal".

“Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi D. B., 45 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurise "Arrest në burg", per veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje", “Grupi i strukturuar kriminal", "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal".

Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tonë”, njofton Policia.

Durim Bami doli në bisedat e Sky teksa planifikonte vrasjen e Arben Ndokës, Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit.

Duhet theksuar se Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi më Dubain, prandaj sjellja e tij drejt vendit tonë nuk është kryer menjëherë, siç ndodh me shtetet e tjera. Ndërkohë, dyshohet se është shoqëruar edhe vëllai i tij, Valter Bami, megjithatë ky informacion nuk është konfirmuar nga burimet zyrtare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos