Ish-qyteza e Sharrave, në pritje të rrugës së premtuar që nga Adil Çarçani

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
11 Qershor 2024, 12:17 | Aktualitet

Bishnica në qarkun e Korçës, një nga dy stabilimentet më të mëdha të lëndës drusore në Shqipërinë komuniste, sot ka një pamje krejt tjetër.

Vetëm ata që e kanë përjetuar dhe vijojnë ende të jetojnë në këtë zonë, e besojnë se dikur këto godina strehonin mijëra banorë dhe mbi 400 punëtorë të sharrave të dikurshme.

Atë që banorët vendas tregojnë të duken thuajse të pabesueshme krahasuar me gjendjen aktuale të Bishnicës.

Edhe gjatë sistemit komunist premtimet nuk janë mbajtur. Një nga banorët e Bishnicës tregon se rrugën ua kishte premtuar për ta bërë me asfalt ish-kryeministri komunist i Shqipërisë Adil Çarçani, gati 60 vite me parë.

Ndonëse Bishnica tani ka mbetur si një nga shumë fshatrat e vendit e shpopulluar, ata pak banorë që vijojnë dhe jetojnë këtu, kanë ende shpresë se nëse u bëhet rruga, atëherë ky fshat mund të rigjallërohet sërish. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos