Mbetën të bllokuar në zonën malore të Thethit, shpëtohen 4 turistë gjermanë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 22:25 | Aktualitet

Mbetën të bllokuar në zonën malore të Thethit,

Katër turistë gjermanë janë shpëtuar nga policia, pasi kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Qafa e Pejës”, në Theth.

Sipas uniformave blu ata kanë qenë duke eksploruar me këmbë zonën kur kanë mbetur të bllokuar në mes të malit dhe njëri prej tyre tyre ka pësuar dëmtime që ia bënin të pamundur ecjen në këmbë.

“Shërbimet e emergjencave civile kanë kontrolluar zonën  me helikopter dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve. Turisti i dëmtuar është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore. Falë punës së mirëorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e 3 turistëve të tjerë nga  terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos