“Iliria” vendoset në qendër të Pogradecit

Nga Artin Halili
10 Qershor 2024, 11:25 | Aktualitet

“Iliria” vendoset në qendër të Pogradecit

Piktori i merituar pogradecar, Anastas Kostandini, ka realizuar në fasadën qendrore të bashkisë së Pogradecit një mozaik të cilin e ka titulluar "Iliria". Mozaik i cili përfaqëson historinë 2500-vjeçare ilire në Selcën e Poshtme, aty ku janë të vendosur varret e mbretërve ilirë dhe ku është gjetur edhe pafta e krijuar tashmë në mozaik.

Piktori i veprave monumentale Anastas Kostandini tha se ka studiuar fort të gjitha veprat e Mitrush Kutelit, ashtu siç ka studiuar të gjithë periudhën e Ilirisë, duke filluar me varret e Selcës, si dhe periudhën e Enkelejve.

“Iliria” vendoset në qendër të Pogradecit

Për kryetarin e bashkisë Ilir Xhakolli realizimi i një mozaiku të tillë është një nga veprat e cila i mungonte qytetit dhe turizmit i cili tashmë i bën jehonë një prej periudhave me historike më të hershme të “Pelionit Ilir”.

Anastas Kostandini ka qenë pjesë e realizimit edhe me autorë të tjerë i mozaikut në Muzeut Kombëtar në kryeqytet, ndërsa ky është mozaiku i parë që realizon për qytetin e Pogradecit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos