Do të aplikohet brenda javës, hiqen kontrollet në të gjitha pikat kufitare me Kosovën

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
11 Qershor 2024, 14:36 | Aktualitet

Sezoni turistik ka rritur ndjeshëm fluksin në pikën e kalimit të kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës të Qaf Morinës.

Vetëm gjatë 14 orëve të fundit në këtë pikë kanë kaluar mbi 3 mijë persona, kryesisht qytetarë të Kosovës që vizitojnë Luginën e Valbonës dhe lumin e Shalës. Por ndryshe nga regjimi i lehtësuar pa kontrolle që aplikohet në Morinë, në Qafë Morinë autoritetet kufitare vijojnë ende me procedurat e verifikimit dhe kjo për vizitorët vlerësohet e pakuptimtë.

Në lidhje me këtë problematikë, ministri i Brendshëm i Kosovës ka premtuar se brenda kësaj jave edhe pikat e tjera të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës do të kalojnë me regjim të lehtësuar pa kontrolle.

Ndërkohë edhe banorët e gjithë zonës kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës që është rreth 30 kilometra do të lejohen të kalojnë lehtësisht në territoret e dy vendeve duke shmangur procedurat e kontrollit kufitar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos