Një mjet përfshihet nga flakët në ecje. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në pjesën e unazës veriore të qytetit të Korçës.
Drejtuesi i mjetit sapo ka parë flakët ka dalë menjëherë përjashta, ndërkohë që automjeti i tij tip "Ford" me targat AB 976EB është djegur pothuajse plotësisht, megjithëse shërbimi zjarrfikës ka ardhur shumë shpejt në vendin e ngjarjes.
Mendohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik në mjetin i cili ishte i pajisur me bombël gazi. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që mjetet përfshihen nga flakët. Në rastin e parë u regjistrua një i plagosur rëndë. (A2 Televizion)