Ju kafshoi gjarpri? Brenda 1 ore shkoni te mjeku, shmangni metodat popullore

Nga Ornela Joti
11 Qershor 2024, 15:46 | Aktualitet

Kafshimet nga gjarpri dhe nga merimanga e zezë kanë shtuar urgjencat në këtë periudhë. Shefi i shërbimit të Toksikologjisë tregon se disa pacientëve ju është rrezikuar jeta për shkak të vonesave të paraqitjes në spital apo ndërhyrjeve të gabuara në vendin e kafshimit. 30 minuta pas kafshimit duhet t`i drejtoni qendrës më të afërt shëndetësore.

Shefi i Toksikologjisë Andrin Tahiri thekson rëndësinë e ndihmës së parë për shpëtimin e jetës, ndërsa hedh poshtë ndërhyrjet dhe metodat popullore që behën pas kafshimit të gjarprit.

Në këtë fillim sezoni, krahas urgjencave nga kafshimet e gjarprit dhe merimangës së zezë, toksikologet flasin për rritje të rasteve nga helmimet e ushqimeve dhe kryesisht nga kërpudhat.

Mjekët bëjnë thirrje për kujdes dhe për çdo rast qytetarët t`i drejtohen qendrave më të afërta shëndetësore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos