Gazifikimi i Korçës, Balluku takon homologun në Baku: Qytetarët do të kursejnë më shumë energji

Nga A2 CNN
12 Qershor 2024, 09:35 | Aktualitet

Gazifikimi i Korçës, Balluku takon homologun në Baku:

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim me homologun e saj, Mikayil Jabbarov, në Baku. Në fokus të këtij takimi, ministrja bën me dije se ka qenë projekti pilot i gazifikimit të Korçës.

Sipas ministres, tashmë projekti është në fazën më të rëndësishme, atë të implementimit, duke ndihmuar qytetarët që të ulin kostot e konsumit të energjisë.

“Me Ministrin e Ekonomisë, Mikayil Jabbarov, gjatë takimit në Baku, diskutuam hapat që kemi hedhur për realizimin e projektit pilot të gazifikimit të Korçës, në bashkëpunim të ngushtë me kompaninë e ekspertizës Socar. Tashmë nisi faza e rëndësishme e implementimit të këtij projekti, që do t'i japë mundësi qytetarëve të ulin kostot e konsumit të energjisë, por që mbi të gjitha diversifikon burimet energjetike që Shqipëria përdor, duke krijuar më tej sigurinë energjetike si çelës të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik”, shkruan Balluku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos