Prodhimi i gështenjave, grera aziatike dëmton plantacionet, fermerët të pambrojtur nga insekti

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 08:22 | Aktualitet

Shaban Koçi këtë vit nuk do të shesë gështenja. Në fshatin Shkallë të zonës së Dajtit, së bashku me vëllezërit ka një plantacion të madh gështenjash. Prodhimi vit pas viti është në rënie, pasi grera aziatike ka dëmtuar që në çelje frutin e gështenjës.

Në këto zona, kultivimi i gështenjës është  burimi kryesor i të ardhurave.

Ramiz Metaliaj, profesor në UBT në fakultetin e shkencave pyjore, ka vite që paralajmëron këtë dëm të madh te gështenja.

Dëmi nga grera aziatike mund të parandalohej, por edhe në këtë pikë, kurimi i saj mund të jap efekt nëse kapet në kohë.

Deri në vitin 2021, vendi ynë prodhon afërisht mbi 6 mijë tonë gështenja në vit. Në rang botëror, Shqipëria asokohe renditej e 9-a për eksportin e gështenjës, ku shumica e prodhimit shkon drejt Italisë.

Por dy vitet e fundit prodhimi ka rënë ndjeshëm, dhe nëse insektet dëmtuese nuk luftohet, Shqipëri nuk do përballojë as kërkesën vendase për gështenjë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024