Fokusi drejt Diasporës, investimet e huaja, ku po “hidhen” paratë?

Nga Aurora Sulçe
10 Qershor 2024, 15:46 | Ekonomi

Një ndër burimet kryesore të financimit të ekonomisë, por edhe tregut vendas me euro janë investimet e huaja. Të domosdoshme për të krijuar vende pune, por edhe për të zhvilluar tregun dhe rritur konkurrencën. Për shkak të të gjitha këtyre përfitimeve, në rajon tashmë prej vitesh nga nisa gara e ashpër për tërheqjen e investitorëve të huaj.

Por si paraqitet Shqipëria?

Fluksi i investimeve të huaja ka pësuar rritje të vazhdueshme vitet e fundit, duke arritur në rreth 1.5 miliardë euro vitin e kaluar, niveli më i lartë i shënuar vitet e fundit. Kundrejt një viti më parë, investimet e huaja janë rritur me rreth 120 milionë euro, ndërsa kundrejt vitit 2019, rritja është rreth 500 milionë euro. Ndërkohë ecuri pozitive edhe këtë vit me një fluks prej 325 milionë euro tremujorin e parë të këtij viti.

Fokusi drejt Diasporës, investimet e huaja, ku po “hidhen”

Si shpjegohet një ecuri e tillë dhe ku po i hedhin paratë investitorët e huaj?

Më tërheqësi është sektori i pasurive të patundshme. Të huajt po blejnë prona në Shqipëri, kryesisht në zonën e bregdetit, të nxitur edhe nga zhvillimi i turizmit. Në pasuritë e patundshme janë investimet 21.6% e totalit të fluksit të investimeve të huaja. Në vend të dytë është industria nxjerrëse, pasuar nga aktivitetet financiare dhe të sigurimit.

Fokusi drejt Diasporës, investimet e huaja, ku po “hidhen”

Cili vend dominon investimet e huaja?

Të dhënat tregojnë se Holanda po kryeson investimet e huaja direkte në Shqipëri për të pestin vit radhazi. Investimet nga ky vend përbëjnë 16% të totalit, pasuar nga Kanadaja me 13% dhe Italia me 11%.

Dominimi i Holandës në renditjen e investitorëve të huaj lidhet kryesisht me faktin se ky shtet është juridiksion i preferuar për regjistrimin e kompanive offshore, për arsye fiskale, por edhe për çështje të ruajtjes së konfidencialitetit mbi aksionerët. Disa korporata të rëndësishme me aksionerë të huaj në Shqipëri kontrollohen nëpërmjet shoqërive holding, të regjistruar në Holandë.

Fokusi drejt Diasporës, investimet e huaja, ku po “hidhen”

Si paraqitet Shqipëria krahasuar me rajonin përsa i përket fluksit të investimeve të huaja?

Me mbi 1.4 miliardë euro investimeve të huaja në vitin 2023, ne renditemi të dytët në rajon. Vendi më atraktiv në Ballkanin Perëndimor për investimet e huaja është Serbia, me 4.6 miliardë euro ose gati trefish më shumë se Shqipëria. Vendet e tjera të rajonit, pozicionohen shumë më poshtë përsa i përket fluksit.

Por a janë të kënaqur investitorët e huaj në Shqipëri? Shoqata e Investitorëve të Huaj ka evidentuar në anketën e fundit situatën në vend dhe si e shohin tregun dhe klimën e biznesit kompanitë ndërkombëtare.

Fokusi drejt Diasporës, investimet e huaja, ku po “hidhen”

Rezulton se problemet kryesore të investitorëve të huaj janë sistemi gjyqësor; mungesa e transparencës nga qeveria; mungesa e fuqisë punëtore; legjislacioni fiskal dhe administrata tatimore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani