Në blerje tregtohet nën 100 lekë, monedha europiane e nis javën me rënie

Nga Marinela Lina
10 Qershor 2024, 15:28 | Ekonomi

Në blerje tregtohet nën 100 lekë, monedha europiane e nis

Si pasojë e afrimit të sezonit turistik por dhe numrit më të lartë të të huajve që hyjnë në vendon tonë, monedha europiane ka vijuar ecurinë rënëse edhe këtë javë. Euro këmbehet mesatarisht për 100.29 lekë por monedha europiane në pikat e shitjes arrin dhe nivelin e nën 100 lekëve.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro është zhvlerësuar me 0.09 pikë përqindje më pak krahasuar me fundin e javës së kaluar.

Në shitje euro këmbehet për 100.65 lekë ndërsa në blerje 99.95 lekë.

Ndërsa dollari amerikan, paundi britanik apo franga zviceriane ka rifituar pikë këtë të hënë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos