Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

13-vjeçarja qëllon me thikë bashkëmoshatarin në Gjirokastër, shkak dyshohet xhelozia

Nga Rigels Malile
8 Mars 2024, 08:15 | Kronikë
Një nxënës qëllohet me thikë nga një nxënëse. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër kur nxënësi A.T 15 vjeç ka ngelur i plagosur me thikë nga një 13-vjeçare nxënëse e shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi” në Gjirokastër.

Sapo nxënësi është qëlluar me mjetin prerës është vënë re nga kalimtare të rastit, të cilët kanë njoftuar policinë dhe përcjellë menjëherë në spital me makinë të rastit.

Policia menjëherë ka kapur vajzën adoleshente agresore të cilën e ka shoqëruar në ambientet e policisë nga ku do të merret në pyetje në praninë e psikologut. Dyshimet e para të këtij akti janë se vajza 13-vjeçare e ka kryer këtë akt për xhelozi. Hetimet vazhdojnë.

“Gjirokastër/ Informacion paraprak: Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen "18 shtatori", gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi