47-vjeçarja kapet me 36 mijë paund të padeklaruara në Rinas

Nga A2 CNN
12 Qershor 2024, 14:17 | Kronikë

47-vjeçarja kapet me 36 mijë paund të padeklaruara në

Policia ka proceduar penalisht një 47-vjeçare pasi nuk ka deklaruar një sasi prej 36 mijë paundësh në aeroportin e Rinasit.

“Tentoi të fuste në Shqipëri, rreth 36 000 paunde, pa i deklaruar, procedohet penalisht 47-vjeçarja. Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Rinas, në hyrje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases L. B. (me shtetësi shqiptare dhe angleze), ku u gjetën rreth 36 000 paunde, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen L. B., 47 vjeçe. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e paundeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni