Ish drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj ishte i ftuar në Off the Record në A2 CNN ku foli për situatën e sigurisë në vend pas ngjarjeve kriminale që shoqëruan ditët e para të janarit.
Sipas Hajdarmataj, dy prej ngjarjeve janë mafioze që tregojnë punën e dobët të policisë për t’i parandaluar ato.
“Situata ka një kurbë rritjet, për festat e fundvitit dhe pushimeve verore, për shkak të llogarive që grupet kriminale mund të kenë në vendet e BE. Ka të njëjtën kurbë me vitin e kaluar. Në këto ngjarje dy janë realisht të tipit mafioz. Vrasja e 31 vjeçarit, për rastin e Vlorës dhe atentatit në Tiranë është punë e dobët që bën policia për të parandaluar ngjarjet kriminale”, tha Hajdarmataj. (A2 Televizion)