Aksident i rëndë në Delvinë, makina përplas për vdekje punonjësen e pastrimit

Nga A2 CNN
8 Mars 2024, 09:11 | Kronikë

Aksident i rëndë në Delvinë, makina përplas për

Një aksident i rëndë është regjistruar, në orët e para të mëngjesit në Delvinë, ku një 58-vjeçare, punonjëse e pastrim-gjelbërimit në bashki, u përplas teksa punonte nga një makinë.

Shkëndije Halili u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Policia ka shoqëruar në komisariat, Mateo Rustemin, drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksident dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë