Gjykata e Posaçme shqyrton sot në një seancë të vetme kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për shfuqizim të masës së sigurisë "arrest në shtëpi".
Dy seancat e kaluara ndaj ish-kryeministrit kanë dështuar për shkak të mosnjoftimit, sipas ligjit, për seancën dhe për shkak të mosshprehjes së vullnetit për të qenë i pranishëm në proces apo jo. (A2 Televizion)