Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Aksident pranë Kapshticës, makina me një familje del nga rruga dhe përmbyset

Nga A2 CNN
8 Mars 2024, 12:12 | Kronikë

Aksident pranë Kapshticës, makina me një familje del nga rruga

Një aksident rrugor është regjistruar, pak më parë, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur në anë të saj.

Brenda mjetit të aksidentuar udhëtonin 3 anëtarë të një familje, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli