Seanca e tretë në radhën e seancave për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit, Sali Berisha, për shfuqizim të masës “arrest në shtëpi” përfundoi pa një vendim për thelbin e çështjes. Seanca e së premtes në Gjykatën e Posaçme u shty pas kërkesës së avokatëve të ish-kryeministrit për përjashtim të gjyqtares, Irena Gjoka.
Në seancën ku bashkarisht shqyrtohet edhe kërkesa e Jarmarbër Malltezit për shfuqizim të “arrestit në shtëpi” gjykata administroi informacionin 2 mujor të SPAK ndaj tij e ish-kryeministrit.
“Ishte një informacion i përciptë. E lexuan dhe e lanë aty. Në fund kërkuan që të lihen masat e sigurimit. Shiko, gjykata sot ishte kaq e merakosur, sa ne duhet të mbaronim shpejt, se gjykata kishte gjyqe të tjera. Ky është serioziteti dhe standardi”, tha Gjokutaj.
Ndërkohë, avokatët kanë depozituar në gjykatë një akt-ekspertimi kontabël, të kryer nga ekspertë privatë.
Seanca e radhës së shqyrtimit të kërkesës për liri nga arresti në shtëpi për Berishën e Malltezin do të mbahet në 12 mars, në orën 15:00. (A2 Televizion)