Tentoi të kalonte 20.000 euro në Morinë, arrestohet 40-vjeçari nga Kosova

Nga A2 CNN
8 Mars 2024, 11:19 | Kronikë

Tentoi të kalonte 20.000 euro në Morinë, arrestohet

Një shtetas kosovar është vënë në pranga në pikën kufitare të Morinit, në Kukës, pasi tentoi të kalonte në territorin shqiptar duke mos deklaruar rreth 20.000 euro.

Policia ka sekuestruar shumën monetare dhe ka proceduar në gjendje të lirë 40-vjeçarin.

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë,  në bashkëpunim me autoritetet doganore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip "Benz", me drejtues  shtetasin B. S.. Nga kontrolli fizik, këtij shtetasi iu gjetën rreth 20 000 euro që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.     Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar B. S., 40 vjeç, banues në Mitrovicë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos