Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Masakra me 3 viktima në Tiranë, mbetet në fuqi burgu përjetë për vrasësin italian të “Camorras”

Nga A2 CNN
8 Mars 2024, 11:23 | Kronikë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për anëtarin e "Camorras", Salvatore Letizzia, i fajësuar për "masakrën" me 3 të vrarë në Tiranë, ditën e vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka refuzuar rekursin edhe nga dy të bashkëpandehurit e tij, Markeljan e Klevis Doçi, duke lënë të pandryshuar dënimet e tyre me 27 dhe 20 vite burg.

Në ngjarjen e 27 majit 2015 mbetën të vrarë Besnik Sulku, Mentor Lufi (Doçi) dhe Gert Goxhaj. Si autorë u arrestuan italiani Salvatore Letizzia dhe dy vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi.

Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait, Durim Sulku, në Holandë.

Mentor Doçi shoqërohej nga dy nipërit e tij, vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi. Pikërisht, këta dy të fundit ekzekutuan Besnik Sulkun, organizatorin e atentatit, i cili shoqërohej nga vrasësi i "Camorras" në këtë ngjarje. Viktimë e atentatit mbeti edhe miku i Mentor Lufit, Gert Goxhaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli