Çdo sekondë vlen! Ministri i Brendshëm viziton policin e plagosur

Nga A2 CNN
4 Qershor 2026, 13:49 | Kronikë

“Çdo sekondë vlen”. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Besfort Lamallari nga spitali i Traumës, ku vizitoi efektivin e plagosur Edison Adri në operacionin e sotëm për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari në Lozhan të Maliqit dhe ra në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli. Sipas ministrit, gjendja e efektivit është e stabilizuar, ndërsa ka pësuar dëmtime në nofull dhe në qafë.

“Sigurisht dëmtimet janë në nofull dhe në qafë më ka informuar stafi mjekësor. Nuk do të doja shumë të ndërhyja në punën e tyre, sepse ajo çfarë është e rëndësishme në situata të tilla çdo sekondë vlen dhe duhet të jenë më tepër të pranishëm për ndërhyrje nga jashtë, të jenë të qetë në punën e tyre. Po bëjnë të pamundur me gjithë dëmtimet që kanë ardhur nga plaga për shkak të armës së zjarrit. Ajo çfarë është e rëndësishme është që gjendja paraqitje e stabilizuar. Megjithatë në operacione e tillë Siç me të drejtë thënë dhe mjekët duhet durim dhe ata të bëjnë punën e tyre”, u përgjigj Lamallari për gazetaren e A2 CNN Ornela Joti.

Sikurse edhe drejtori i Policisë Skënder Hita edhe ministri i brendshëm tha se do të niset drejt Korçës, teksa njoftoi se kanë nisur hetimet për ngjarjen.

“Çdo situatë e tillë kërkon vëmendjen maksimale dhe një hetim të thelluar mbi përgjegjësitë disiplinore dhe ligjore për menaxhimin e situatave dhe patjetër në komunikim dhe me drejtorin e përgjithshëm. Ju siguroj se një hetim i tillë po vijon. Drejtori i Përgjithshëm është nisur tashmë drejt Korçës. Pasi të mbaroj këtë takim këtu me ju, edhe unë do t'i bashkangjitem për të shkuar atje. Ky është një apel për çdo drejtues i cili duhet me përgjegjësi më maksimale, më të lartë radhë të parë të garantojë jetën dhe shëndetin e kolegëve të tyre. Dhe më pas është edhe koha për përgjegjësitë morale dhe ligjore”.

Sipas tij, çdo person që do të rezultojë me përgjegjësi do të përballet me pasojat, por për momnetin theksoi ai më i rëndësishëm është shpëtimi i jetës së efektivit.

“Çfarëdo që të nxjerr hetimi dhe kushdo që do dalë përgjegjës para këtij hetimi do të mbajë përgjegjësi. Për këtë ju siguroj. Ajo çfarë është e rëndësishme në këtë moment është që homazhi, respekti me përulje për familjen e efektivitet të ndjerë dhe mbështetja dhe lutem që Edisoni, i cili po përballet tashmë me ndërhyrjet që po bën dhe stafi mjekësor për të shpëtuar jetën e tij. Kjo është më e rëndësishme për mua në këto momente”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos