Për deputetin demokrat, Asllan Dogjani, bashkëpunimi i krimit me shtetin ka bërë që situata e sigurisë në vend të përkeqësohet ndjeshëm.
Në studion e Off the Record, Dogjani u shpreh se Rama pasi i përdor kriminelët për të mbledhur vota, më pas do të duhet të bëjë lëshime ndaj tyre.
Ai zbuloi se edhe drejtuesi i ri i policisë së shtetit i ka premtuar besnikëri Edi Ramës, duke i thënë “do jem kallash në dorën tënde”.
“Këto vrasje tregojnë dështimin e policisë së shtetit, qeverisë. Kjo qeveri nuk është më në gjendje të bëjë asgjë për të parandaluar krimet. Jemi me shifra sikur të jemi në luftë. Të mos harrojmë dhe qindra viktima nga aksidentit. Po lihen familjet në gjak. Rriten fëmijët me urrejtje pasi shteti nuk funksionon.
Vetë kryeministri e ka thënë hëngshin kokat e njëri-tjetrit. Ky është dështim. Pse ndodhin këto vrasje. Komisariatet duhet t’i mbajnë në kontroll personat me precedentë. Kur grupet i merr Rama dhe i fut në fushatë, atëherë ato do kërkojnë përfitime.
Ne kemi pas zv.kryeministrin që thotë e kam kundërshtuar kultivimin e drogës. Ishte bërë me bekim shtetit kultivimi i drogës. Një polic më tha për konkurset se kur u emërua drejtori i përgjithshëm, e thirri Rama dhe i tha çfarë di të bësh. Ai i tha do të jem kallash në dorën tënde”, tha Dogjani. (A2 Televizion)