Ish drejtuesi i policisë, Shemsi Prenci shkak për situatën e sigurisë në vend bëri stopimin e reformës në policinë e shtetit.
Për gazetarin Andrea Danglli, Prenci tha se sot në polici ka drejtues të rinj, por shefa departamentesh të vjetër, që duhet të lëvizin.
Ai tha se duhet të ndërhyhet menjëherë në qarkun e Lezhës ku dy grupe kanë krijuar viktima herë pas here.
“Kam pritur reformën në polici. Sot është stopuar. Nuk ka emërime të mira. Kemi 5-6 departament që duhet t’i nënshtrohen konkursit, por ai nuk është hapur. Kemi drejtorë të rinj, por departamente me njerëz të mëparshëm. Departamenti i hetimit të krimit duhet të zbresë me ekipin më të mirë në Lezhë. Janë dy vatra që po prodhojnë vrasje”, tha Prençi. (A2 Televizion)