Gjykata e kishte lënë në burg, arrestohet 36-vjeçari që shiste drogë në lokalin e tij dhe në lagje të Elbasanit

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2023, 10:46 | Kronikë
Gjykata e kishte lënë në burg, arrestohet 36-vjeçari
Foto ilustruese

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike në lokalin e tij dhe në zona të tjera të qytetit.

Në pranga ka rënë 36-vjeçari i identifikuar si A.S., ndaj të cilit gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën “arrest me burg” në vitin 2021, pasi u zbulua se shiste drogë në lokalin e tij në qytetin e Elbasanit.

Gjithashtu, 36-vjeçari akuzohet për të njëjtën vepër penale në kuadër të një tjetër operacioni antidrogë të koduar “Rrjeti” në qershor të këtij viti.

“DVP Elbasan: Ndalohet një shtetas i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në doza, në lokalin e tij dhe në zona të ndryshme në qytetin e Elbasanit. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, të DVP Elbasan, kanë ekzekutuar urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit A. S., 36 vjeç, banues në Elbasan.  

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të një hetimi me metoda proaktive të nisur në vitin 2021, nga i cili ka rezultuar se shtetasi A. S. shiste doza të lëndëve narkotike, në lokalin e tij dhe në zona të ndryshme në qytetin e Elbasanit.    

Gjithashtu, ky shtetas akuzohet për të njëjtën vepër penale, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar "Rrjeti", të zhvilluar në qershor 2023. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.     

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni