Shkuan për të peshkuar në Porto Romano, bie në det 40-vjeçari, RENEA nis kërkimet

Nga Elitjona Doko
25 Shkurt 2024, 20:11 | Kronikë

Shkuan për të peshkuar në Porto Romano, bie në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës, teksa një 40-vjeçar ka rrëshqitur nga varka dhe ka rënë në det në Porto Romano, teksa ishte me të vëllanë dhe një tjetër person për peshkim.

Policia bën të ditur se palombarët e RENEA-s po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit në det.

“Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, Aurel Ndoni, 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, Aurel Ndoni, i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me palombarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli