Apeli i jep “Vulën” Rithemelimit, Noka: Opozita e përçarë ka marrë fund, ditë e mirë për demokratët

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 13:30 | Politikë

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka folur menjëherë pasi Apeli i ka dhënë Vulën e Partisë Demokratike grupit të Rithemelimit.

Ai u shpreh se me këtë vendim, opozita e përçarë ka marrë fund, ndërsa theksoi se sot është një ditë e mirë për demokratët.

“Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh. E vërteta që demokratët janë ata që vendosin me vullnetin e tyre çdo gjë që ka të bëjë me Partinë Demokratike.

Komenti ynë është shumë i thjeshtë, demokratët janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata. Por sot është një ditë e keqe për regjimin sepse demokratët e bashkuar nga sot do kenë vetëm një mision, çrrënjosjen e këtij narkoregjimi dhe kthimin e shpresës te shqiptarët.

Një opozitë e përçarë ka marrë fund. Një opozitë e zvarritur ka marrë fund. Sot Shqipëria ka një PD të vërtetë. Sot Shqipëria ka një opozitë të bashkuar.

Një opozitë të bashkuar që do i japë zë.

…Thirrja është për çdo demokrat, shtëpia juaj ka qenë dhe është PD-ja.

Kjo thirrje vlen për çdo demokrat, por jo për ata që e ndjejnë veten në krah të Edi Ramës.

Çdokush që e ndjen veten demokrat dhe në opozitë me këtë regjim, është i mirëpritur.

…Ky është një vendim i formës së prerë që e kanalizon plotësisht këtë çështje.

Kjo ditë nuk është për të festuar, as për triumf. Është një ditë e vërtetë ku demokratëve iu bëhet thirrje të jenë të gjithë bashkë kundër narkoregjimit.

Narkoregjimi duhet shembur që Shqipëria të udhëtojë në Europë.

Narkoregjimi është pengesa e vetme e udhëtimit evropian të Shqipërisë.

Dhe na bie barra t’i prijmë kësaj beteje.

Unë në emër të gjithë kolegëve u bëj thirrje çdo demokrati të gënjyer, të mashtruar dhe të keqinformuar, kthehuni në shtëpinë tuaj se shtëpia juaj ka vend për çdo qytetar të këtij vendi që është kundër narkoregjimit.

I bëjmë thirrje çdokujt që është kundërshtar i regjimit, nuk i bëjmë thirrje kurrë atij që është shërbëtor i këtij narkoregjimi.

…Në këtë oaz padrejtësish në këtë vend, ka edhe ndonjë ishull që akoma integriteti i udhëheq.

Këto zonja treguan se integriteti prevalon mbi urdhrat politikë”, tha Noka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos