"Dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë", Rama publikon pamjet e takimit në Milano

Nga A2 CNN
27 Maj 2024, 08:58 | Politikë

"Dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë", Rama publikon

Kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga momentet më emocionuese në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano të Italisë.

Ai shprehet se kjo është një videokartolinë nga dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë, të cilët janë një shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur në Shqipëri.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë videokartolinë nga dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë, shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë e për shqiptarinë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli