Marrëveshja politike ndërmjet PS-së dhe PD-së për listat e kandidatëve për deputet ka nisur të materializohet edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ilirjan Celibashi miratoi aktin ku parashikohet renditja e kandidatëve për parlamentaret e 11 majit duke parashikuar që çdo subjekt që do të garojë, duhet të paraqes një listë prej 186 kandidatësh, të ndarë në dy fasha, shkruan A2 CNN.
Sa më i madh qarku, aq më shumë kandidatë kanë mundësi të garojnë në listë të hapur, ndërsa në zona zgjedhore të vogla, si Kukësi apo Gjirokastra, mundësia e garës është praktikisht 0.
Në korrik të 2024, Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor sa i takon listës së kandidatëve për deputetë, ndryshim i cili nuk u rrëzua as nga Gjykata Kushtetuese dukë lënë në fuqi ndarjen e listës në zonë të mbyllur dhe të hapur. (A2 Televizion)