Paparaci “kap mat” Berishën në Kuvend, kontrollon postimin për Ramën në Facebook

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2025, 19:13 | Politikë

Në kulmin e debateve në Kuvend, ku sot u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe shkarkimi i 11 anëtarëve të Këshilit Drejtues të RTSH, me konsensus nga të dy palët, Sali Berisha duket se ka gjetur kohë të merret edhe me rrjetet sociale.

Objektivi i LSA e ka “kapur mat” kryetarin e Partisë Demokratike, me iPad-in e tij në dorë, teksa ndjek ecurinë e një postimi të tij në rrjetin social Facebook.

Në fokusin e postimit të Berishës është kryeministri Edi Rama, për të cilin me ironi ka shkruar në videon e postuar: “Qenka zgju mirë kryetari sot”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos