“PD fiton 60 % të votave”- Flamur Noka i nxjerr gishtin e mesit publikisht Ramës: Do ju rrëzojmë!

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 10:07 | Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është shprehur se nëse në 11 maj do të vendoset qeveri teknike dhe do të mbahen zgjedhje të lira e të ndershme, PD do të fitojë mbi 60 % të votave.

Komentet Noka i bëri në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku teksa ishte i revoltuar, i nxori edhe gishtin e mesit publikisht kryeministrit Edi Rama.

Ai tha gjithashtu se ishte i bindur se në 11 maj rotanicioni politik do të ndodhte.

“Sali Berishës i bënë vettingun 34 vjeçar të jetës së tij politike dhe nuk arritën t’i gjenin një gjë. Në Shqipëri duhen bërë zgjedhje të lira e demokratike. Kërkojmë qeveri teknike për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.

Nëse bëhen zgjedhje të lira e të ndershme, PD fiton 60 % të votave. PS ka lokomotivën dhe vagonat që punojnë me kokainë dhe para korrupsioni e krimi. PD ka lokomotivën dhe gjithë vagonat e saj që punojnë me djersën dhe mundin e demokratëve.

PS ose rilindja nuk është pasqyrë e vullnetit të shqiptarëve, ndërsa PD është e gjitha pasqyrë e vullnetit të kristalë të demokratëve që e duan ndryshimin. Rilindja ka për moral moralin e një hajduti dhe krimineli”, tha mes të tjerash Noka.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos