Iu rezistojnë antibiotikëve, OBSH tregon kush janë bakteret e rrezikshme

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 19:41 | Sociale

Iu rezistojnë antibiotikëve, OBSH tregon kush janë bakteret e

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar listën e përditësuar të baktereve më të rrezikshme që qarkullojnë në botë dhe që janë rezistente ndaj antibiotikëve.

Në listën e re përfshihen 24 patogjenë, të cilët bëjnë pjesë në 15 familje bakteresh rezistentëve.

Sipas OBSH,  ndër bakteret më të rrezikshëm që mund të çojnë deri në vdekje, konsiderohet Acinetobacter dhe Mycobacterium tuberculosis, rezistent ndaj antibiotikut rifampicin.

Lista e bakterëve rezistentë përfshin gjithashtu Enterobacterales, Enterobacteria, Neisseria gonorrhoeae dhe Enterococcus faecium. Këto baktere kërkojnë vëmendje më të madhe, veçanërisht në popullatat vulnerabël, duke përfshirë popullatën pediatrike dhe të moshuar.

Të dhënat e reja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë një mbipërdorim të gjerë të antibiotikëve gjatë pandemisë COVID-19 në mbarë botën, gjë që mund të ketë përkeqësuar përhapjen e rezistencës antimikrobike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos