Zëvendësohet pushimi i Ditës së Verës, e shtuna e 25 majit, ditë mësimi

Nga Ornela Joti
22 Maj 2024, 15:21 | Sociale

Zëvendësohet pushimi i Ditës së Verës, e shtuna e 25

E shtuna e 25 majit do të jetë ditë mësimi. Urdhëresa e Ministrisë së Arsimit, u është shpërndarë të gjitha shkollave të cilat do të zëvendësojnë të premten e 15 marsit, e cila u la pushim pas festës së Ditës së Verës.

Ndërkohë më 24 Maj në shkollat 9-vjeçare do të mbahet provimi kombëtar i Vanaf-it për nxënësit e klasave të pesta. Ky është një testim pa notë, por që shërben për të matur njohuritë e nxënësve në mbyllje të ciklit fillor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani