Nga Toscana në ABA 21, kur natyra të përcjell shijen e festave në një gotë verë

Nga Luela Myftari
15 Dhjetor 2024, 14:21 | Sociale

Para së gjithash dua të falënderoj gjithë këtë familje të mrekullueshme ABA 21, sepse edhe nëse jam këtu për disa orë, kam kuptuar se funksionon  vërtet me një filozofi të madhe pasioni, për botën time, atë të verës, të ushqimit të mirë, dhe për këtë arsye jam unë që ju falënderoj për ftesën. Nga këtu kam, ku jemi, ju keni të drejtë kur thoni se jemi në pjeadë dhe mund ta shohim kryeqytetin nga lart.

Tirana në kaq pak kohë që e njoh dhe me këtë pritje sot më ka dhënë përshtypjen e një qyteti të jashtëzakonshëm, me rritje të madhe, jashtë pritshëmërive që kisha kur erdha. Dhe vërtet është hera e parë që vij në Tiranë, por nuk do të jetë e fundit. Me shumë kënaqësi do të rikthehesha. Sidomos nëse do të kisha një ftesë dhe një mikpritje si kjo e ABA 21.

Si e morët ftesën për të qenë në këtë event, ju dhe Podore Concori? A e pranuat me pozitivitet? Sepse më treguat që doli përtej pritshmërive...

Falë një miku të dashur, një person i shkëlqyer, Dario Laurenzi. ai më tregoi për këtë vend. Në fakt ka qenë një bisedë e gjatë. për shumë vite e diskutonim. Por, puna dhe angazhimet i kanë shtyrë ca herë mundësinë për të mbërritur në Tiranë. Më në fund, ja ku jam, në një periudhë festive, Krishtlindja dhe ndriçimi i Vitit të Ri e bëjnë edhe më të bukur këtë vizitë. dhe ndonëse kam shumë punë që më pret edhe në vendin tim. këtë herë mendova se është koha të vij. sot, vërtet kam njohur një vend që ecën, vrapon, një ekonomi që është dëshmitare e këtij zhvillimi. Jam shumë i lumtur që në Aba 21 kam mbërritur për të prezantuar projektet e mira, verën e mirë dhe edhe me rëndësi, verëra që përfaqësojnë Toskanën. ndoshta nuk janë vera klasike të Toskanës, por me shumë interes në botën e prodhimit të verës.

Toskana është rajoni ku prodhohen disa prej verërave më të mira të Italisë. Por kjo industri shekullore po fillon të ndryshojë disa nga rregullat e saj. Prodhuesit e verës po heqin dorë nga pesticidet për të përqafuar një mënyrë biodinamike të zhvillimit të bujqësisë, biodinamikën dhe Gabriele Da Prato është një prej tyre. Pse nuk janë klasiket e Toskanës realizimet tuaja? Për shkak të biodinamikës më thanë, por çfarë është biodinamika? 

Bujqësia biodinamike mbështetet tek përdorimi i plehrave natyrore dhe tek cikli i hënës. Pra unë kam hequr dorë nga përdorimi i pesticideve, duke e vendosur terrenin të parin. dhe unë vij nga një terren i egër, verërat e Podore Concori vijnë nga një terren I ashpër. Bujqësia biodinamike përjashton kimikatet dhe mbështetet tek përdorimi i plehrave natyrore dhe tek cikli i hënës. ndryshe ne i quajmë verëra natyrore, kështu janë prezantuar ato që ditën e parë që janë ekspozuar. sepse ka një lidhje të jashtëzakonshme mes natyrës dhe asaj që shijojmë në një gotë.

Ju keni studiuar pa diskutim për të përmirësuar një shije në gotë, nuk e keni të trashëguar nga prindërit, ndonëse ajo ju kanë trashëguar dashurinë për natyrën dhe vendin ku tanimë ju e realizoni verën… Po si e gjetët rrugën drejt verës?

Pyetje e mirë, por më duhet të them që nuk do ta bëja kurrë nëse nuk do të më pëlqente kjo punë. Nuk e kam të trashëguar. dhe madje nuk e kam menduar që fëmijë. sepse unë jam rritur nga gjyshër e prindër të cilët kanë trashëguar prej vitesh një osteri, një tavernë të vogël. kam jetuar në një botë ku maksimumi të zhurmshme, të ndezur me fjalë e vepra, ndryshe nga punët e fshatit dhe të bujqësisë.

Po atëherë pse zgjodhët verën, mund të ishit bërë kuzhinier për shembull?

E kam bërë edhe atë punë për ca kohë.  Por kur u rrita nisa të përsërisja ë njëjtën pyetje në mendje. Pse nuk prodhoj unë verë më të mirë se ajo artizanalja që bënin prindërit e mi? Babai im Luigi da Prato bënte verë që nga vitet 40, 50, 60 por ashtu në mënyrë artizanale, e kush e di sa herë kam dashur ta përmirësoj unë një tipologji vere. kështu nisa të studioja biodinamikën dhe mundësi për të krijuar. Më pëlqen të bëj verë, më pëlqen të më thërrasin gjithashtu fermer, në të vërtetë verëbërës, sepse është një lidhje me tokën, me natyrën, çka unë e shijoj shumë. Është e mahnitshme të jesh në gjendje t’i marrësh më të mirën natyrës, vendit tënd. Nga Toskana unë bëj verë. por pyetja që më ka shtyrë ishte të kërkoja : “arsyen pse dështojmë për të bërë një verë vërtet të cilësisë së lartë?

E bëra edhe këtë, sepse vera është diçka që bashkon jashtëzakonisht vendin, territorin, njerëzit, kuzhinën, banketin, kënaqësinë dhe mbi të gjitha të prodhosh verë do të thotë të prodhosh vizionin e një personi brenda një territori që gëzon një mikroklimë, tokë dhe cilësi jete. Kjo kthehet edhe në cilësinë e jetës që atij që e konsumon verën, por edhe të një prodhuesi të verës. Është e vështirë, por në mbrëmje kthehesh në shtëpi dhe ke gjithmonë energji për të ecur përpara. Sepse me një gotë verë marrin vlerë mendimet tuaja, kujtimet tuaja, natyra dhe njerëzit që të bashkohen për një gotë verë.

A mendoni ju se ka një shije për çdo lloj vere, apo një verë për çdo lloj shijeje? a e caktojmë çdo verë sipas ushqimit që zgjedhim? ashtu siç ka lidhje edhe natyra me verën?

Kur miqtë vijnë të më vizitojnë në kantinë, apo kur klientët vijnë të më takojnë gjatë periudhës së maturimit të rrushit sidomos, afërsitë nga gushti në tetor, unë I bëj një shëtitje në vreshtari. I them të prekin gjethet, të provojnë vetë bistakun e rrushit. Ndjesia që lëshon tek personi më pas përcakton edhe çfarë vere mund t’i sugjeroj. Unë mendoj se kur pi verë ke gjithmonë atë pyetjen: me çfarë të shoqëroj. Mendoj se filozofia e duhur për të kuptuar një verë është përmes karakteristikave, që janë freskia, aciditeti dhe elegance. Unë prodhoj edhe verë të bardhë edhe verë e kuqe. dhe gjithmonë mendoj për shijen me të cilën dua ta shoqëroj një të tillë. mund të jetë një lloj djathi për një verë, një peshk për një tjetër dhe me sa pashë këtu në ABA 21, këtu keni një thesar të pa masë, keni peshk të mrekullueshëm… pra mendoj se ka gjithmonë një harmoni midis cilësisë së rrushit dhe verës që shijoni. Të dyja edukojnë njëra – tjetrën për një jetë të mirë.

Ju prodhoni tipologji të ndryshme të verës? Çfarë keni zgjedhur të sillni në këtë event të ABA 21?

Për këtë event të bukur vendosëm së bashku me Darion, nga një realitet i vogël rreth 5 hektarë, në Toskana, provinca e Lucca, komuna e Gallicano, janë shumë tipologjitë e verës që prodhohen nga ne. Por, për këtë event zgjodhëm varietetin e rrushit CheninBlanc, një verë e bardhë që e quajmë Concori Biaco, një verë të quajtur Melrograno, që është me rrushin që përdoret më shumë në kantinën tonë. Mund të them që kjo është vera kryesore e mbrëmjes….ah, ke hapur një libër tjetër tani me këtë pyetje, e dashur. Melograno ka emrin për shkak të një mikut tim Gino Veronelli, një gazetar i famshëm, gazetar i ushqimit dhe verës në Itali. duke ecur përgjatë vreshtave të shtëpisë sime në atë kohë, kur isha ende i ri nëpër vreshta, pati një moment magjik mendoj. Hapet fruti dhe pastaj sheh ngjyrën e kuqe në të purpurt dhe thotë, sa bukur ta quash Melogramo. Por ka shumë lidhje me natyrën, me shpirtin e gjithë verës që prodhohet nga Podore Concori. Është emër dhe verë që të magjeps, ka pozitivitet dhe energji brenda një gote.

Ajo që sjell në ABA 21 është një Melograno e vitit 2022, për të vijuar më pas me shijen tjetër që është Pinot Noir. Ushqimi që do t’i shoqërojë këto shije është përgatitur me shumë kujdes nga ekipi i ABA 21 dhe po aq pozitivisht mendoj edhe për menaxhimin e gjithë mbrëmjes. Nuk e keni një profesion të trashëguar nga të parët, por ju si e shihni të ardhmen? Po ia trashëgoni fëmijëve? Sot të rinjtë, përfshirë edhe fëmijët e mi kanë një relatë shumë të fortë me teknologjinë, me telefonin dhe gjithnjë e më shumë po largohen nga natyra. Megjithatë jam i lumtur që them se sa herë kërkoj të më ndihmojnë në punët e fermës, apo të vinotekës, ato janë gjithmonë ato me mua. Sidomos gjatë të korrave ndihma e tyre dhe lidhja me natyrën duket sikur aq pak sa përfshihen e bëjnë me shumëdashuri. në fund të ditës, sado e lodhshme i kam parë të ndihen pozitiv me punën që kanë bërë. Ndoshta sepse ne jemi një kompani biodinamike dhe natyra asnjëherë nuk zhgënjen askënd…

Faleminderit shumë për këtë intervistë dhe mirësetëvini sërish në ABA 21...

Vera gjithmonë bashkon, njerëzit. Ishte një kënaqësi për mua kjo bisedë me ju, faleminderit të gjithëve nga këtu në aba 21.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos