Propozimi i Wolverhampton, klubet angleze do të votojnë të heqin sistemin VAR

Nga A2 CNN
16 Maj 2024, 16:07 | Futboll

Propozimi i Wolverhampton, klubet angleze do të votojnë të heqin

Teknologjia në futboll, e prezantuar me shumë bujë nga FIFA, jo vetëm që ka hequr emocionet e golave, por vazhdon të shkaktojë polemika pa fund.

Vonesat në marrjen e vendimeve janë kthyer në një problem akut, aq sa klubet e Premier Ligës mund të vendosin të heqin sistemin VAR. Propozimi është bërë nga Wolverhampton dhe klubet do ta votojnë kërkesën në asamblenë e përgjithshme vjetore, që do të zhvillohet në qershor.

Pasi hyri në fuqi në vitin 2019, në harkun e pesë sezoneve “video assitence referee” vazhdon të krijojë situata të pakëndshme. Për të hequr sistemin VAR nga futbolli anglez, duhet të votojnë “pro” dy të tretat e klubeve të Premier Ligës, e thënë ndryshe të paktën 14 nga 20 skuadra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos