Tirana merr pak frymë në Ballsh, Shkëmbi rikthen fitoren pas 8 ndeshjesh

Nga A2 CNN
25 Janar 2025, 15:30 | Futboll

Tirana merr pak frymë në Ballsh, Shkëmbi rikthen fitoren pas 8

Tirana siguroi një fitore tepër të rëndësishme, duke mposhtur Bylisin 3-0 në fushën e kësaj të fundit, në atë që mund të konsiderohet tashmë beteja për mbijetesë, shkruan A2 CNN.

Ernest, Ndreca dhe Rafa realizuan golat për bardheblutë, të cilët u rikthyen te fitorja pas 8 takimesh në kampionat, në ndeshjen e parë të Bledi Shkëmbit të rikthyer në drejtim të skuadrës.

Me këtë fitore Tirana ngjitet në kuotën e 21 pikëve, në vend të tetë në renditje dhe do të shpresojë në një humbje të Laçit të dielën përballë Elbasanit, për të qëndruar sa më larg zonës së rënies nga kategoria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos