Sigurisht, stili nuk ka moshë. Kush thotë se nuk mund të vishni rroba të bukura apo më femërore sepse jeni mbi 60 vjeç?
Mund të veshësh çfarë të duash, kur të duash dhe si të duash, për sa kohë që shkon me stilin tënd personal, të cilin ndoshta do ta kesh gjetur në moshën 60-vjeçare.
Tani e dini se çfarë ju përshtatet dhe çfarë jo, me çfarë veshjeje ndiheni rehat dhe me çfarë jo, kështu që asgjë nuk duhet t'ju ndalë. Lëreni dhe kënaquni duke krijuar një pamje që nxjerr vetëbesim dhe feminitet.
Ka shumë gra mbi 60 vjeç në Instagram që po provojnë stile të reja dhe janë rehat me moshën dhe veshjet. Merrni një shembull prej tyre dhe argëtohuni me lojën e modës.
Më sipër ju sjellim 7 influencueset më elegante të modës mbi 60 vjeç. (A2 Televizion)